Rama i përgjigjet Bashës: Unë e di popullin më të mençur se veten, prandaj kërkoj hapje të listave

Rama i përgjigjet Bashës: Unë e di popullin më të mençur se veten, prandaj kërkoj hapje të listave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të PD-së Basha sipas të cilit listat e hapura u japin mundësi oligarkëve dhe kriminelëve të futen në Kuvend por edhe për ofertën që Basha pretendoi se i ka bërë Rama për heqjen e koalicioneve.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë” shkruan Rama në twitter.

Më herët Basha ndërsa akuzoi Ramën se qëllimi i tij nuk janë listat e hapura por heqja e koalicioneve parazgjedhore për të mos u përballur me opozitën e bashkuar në zgjedhje, deklaroi se Kryeministri i ka dërguar për një muaj rresht ndërmjetësit e tij me një ofertë për kryeopozitarin.

Për një muaj e gjysmë Edi Rama ka dërguar çdo ditë ndërmjetësit e tij pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh.Ti Kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit, merakoset vetëm për pushtetin e tij. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur Shqipërinë siç ka bërë në këto 7 vite e gjysmë”, tha Basha.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Bashës ka frikë të përballet me koalicionin opozitar në zgjedhjet e ardhshme, Rama thotë:

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy