Ish-ministrja e Integrimit, në qeverinë Berisha, Arenca Trashani i ka dhënë një mesazh Jozefina Topallit, patriotes së saj nga Shkodra pasi ajo nuk u përfshi në listat e PD-së nga kryetari Basha.
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Trashani shkruan për Topallin se ishte personi që mori kuroajon të iniciojë dekriminalizimin por u shpërblye me përjashtim nga Parlamenti.
“Personi që mori kurajon të iniciojë dekriminalizimin u shpërblye me përjashtim nga Parlamenti. Krenare për ty”, shkruan Trashani.




