Data e sotme shënon edhe nisjen e javës. kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri.
Kështu kjo do të jetë edhe java e fundit e fushatës për partitë politike.
KQZ ka informuar qytetarët të cilët do të votojnë për zgjedhësit e tyre në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, në lidhje me mënyrën e të proceduarit në votime.
Kësisoj, më ndihmën e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, KQZ i është drejtuar përmes gjuhëve të pakicave kombëtare në territorin e gjashtë bashkive të përfshira, në gjuhët rome, bullgare, malazeze, serbe.
-VotaVlenGjithmonëNëse je zgjedhës i bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, ti voton në -6Mars2022.
Përgatitur me ndihmën e Council of Europe Office in Tirana në gjuhët e pakicave kombëtare në territorin e 6 bashkive të përfshira, në gjuhët rome, bullgare, malazeze, serbe.
Ndiq informacionin në video dhe shpërndaje për miqtë dhe të afërmit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kujtuar shpesh zgjedhësve se krimi zgjedhor është vepër penale dhe dënohet me burg.



