Komisioni i rithemelimit vijon organizimin në bazë për ristrukturimin dhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj në degët e Partisë Demorkatike.
Ishte vetë Sali Berisha ai i cili deklaroi disa ditë më parë nga selia blu se kryetarët aktualë të degëve mund të rikandidojnë ndërsa zgjedhjet janë shtyrë më 20 prill.
Genc Deromemaj, kryetar i degës së PD në Vlorë thotë se procesi i zgjedhjeve po vijon, dhe se ka një interes mjaft të lartë nga anëtarët.



