Pjesëmarrja e ulët në Vlorë/ Kaso: Patëm vetëm 20 ditë kohë për t’u përgatitur. Bruna Mersini ka eksperiencën e duhur për të drejtuar qytetin (VIDEO)

Pjesëmarrja e ulët në Vlorë/ Kaso: Patëm vetëm 20 ditë kohë për t’u përgatitur. Bruna Mersini ka eksperiencën e duhur për të drejtuar qytetin (VIDEO)

Klevis Kaso, drejtues i PS-së në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në procesin zgjedhor të ditës së djeshme ka ardhur për një sërë arsyesh, por jo për ato që thotë opozita.

 

Sipas Kasos, PS në Vlorë kishte vetëm 20 ditë kohë për t’u përgatitur për fushatë elektorale, megjithëse shtoi se kryebashkiakja e re Bruna Mersini ka eksperiencën e duhur për detyrën.

 

Pjesëmarrja ishte e ulët. Ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar. Duke filluar nga dorëheqja e papritur e kryetarit Ermal Dredha. Në zgjedhjet lokale % është me ulët se në ato të përgjithshme, aq më tepër që ishin të pjesshme. Patëm vetëm 20 ditë kohë për të përgatitur një fushatë elektorale që është atipike nga fushatat e tjera që politika është mësuar të ketë. Edhe kushtet atmosferike ditën e djeshme kishin më shumë se një vit që nuk ndodhnin.

 

Kryebashkiakja e re ka një eksperiencë administrative të mirë.

Bruna Mersini në Vlorë ka popullaritet të mjaftueshëm. Kanë ndikuar shumë faktorë në pjesëmarrjen e ulët, por jo ato që thotë opozita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy