5 maji, Dita e Dëshmorëve/ Begaj, Spiropali e Hasani homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri'

5 maji, Dita e Dëshmorëve/ Begaj, Spiropali e Hasani homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri'

Sot shënohet 5 maji, Dita e Dëshmorëve, e cila e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. 

Fibank 

Në nderim të kësaj dite Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan homazhet shtetërore te memoriali 'Nënë Shqipëri', Tiranë.

Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre. 

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar çdo vit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy