Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Metës: Të gjithë ministrat e rinj, “të pastër” penalisht

Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Metës: Të gjithë ministrat e rinj, “të pastër” penalisht

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje kreut të shtetit në lidhje me informacionin që ky i fundit kërkoi dje për të gjithë anëtarët e kabinetit Rama 3. Burimet bënë të ditur për MCN se me anë të një shkrese zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme i ka konfirmuar presidentit Meta se nuk ka asnjë hetim apo procedim të hapur ndaj asnjërit prej ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Një ditë më parë, kreu i shtetit iu drejtua me një letër organit të akuzës, të cilit i kërkoi ta vërë në dijeni nëse për ndonjërin nga ministrat ka ndonjë proces hetimor ose penal, apo qoftë edhe indicie që mund të çojnë në një të tillë.

Tashmë mbetet që Meta të dekretojë kabinetin e ri të Ramës.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy