Kikia: Ka hamendësime se Spiropali u shkarkua pas konflikteve për hetimin ndaj ambasadores shqiptare në Gjermani (VIDEO)

Kikia: Ka hamendësime se Spiropali u shkarkua pas konflikteve për hetimin ndaj ambasadores shqiptare në Gjermani (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se pak kush priste që dje të kishte ndryshime se është një qeveri që ka vetëm 6 muaj që është formatuar.

 

Duke vijuar Kikia tha se ajo që ra në sy ishte shkarkimi i Spiropalit duke qenë se ajo ka qenë investimi politik i kryeministrit Rama. 

 

Sipas Kikisë ka disa hamendësime të ndryshme për shkarkimin e saj, ku një prej tyre është dhe konflikti që thuhet se ka nisur për shkak të hetimit ndaj ambasadores shqiptare në Berlin.  

 

Pak kush priste që dje të kishte ndryshime se është një qeveri që ka vetëm 6 muaj që është formatuar. Është qeveria që doli nga zgjedhjet e 11 majit dhe në kaq pak muaj vështirë të thuash që një ministër performoi mirë apo jo për të diktuar nevojën për të ndërhyrë me ndryshime emrash. Mbledhja e grupit parlamentar i ishte dedikuar marrëdhënieve të mazhorancës me drejtësinë ku Rama ndoqi të njëjtën axhendë që kishte ndjekur më herët në raport me qëndrimin ndaj SPAK dhe GJKKO për të ndaluar atë që ai e cilësoi si ndërhyrje brutale të gjyqtarëve dhe prokurorëve tek ekzekutivi.

 

Rama ka kohë që qeveris me profil të ulët politik. 

 

Me figura teknike, qeveriset më lehtë. 

 

Ajo që ra në sy si rrufe në qiell të hapur ishte lëvizja e ministrit të Jashtëm. Spiropali ka qenë investim politik i Ramës, të paktën publikisht nuk kishte pasur zhvillime që të paralajmëronin lëvizjen e saj. Ka hamëndësime për probleme të brendshme. Dikush pretendon se ka një konflikt për shkak të një çështjeje të hapur në ambasadën e Shqipërisë në Berlin ku ka një proces hetimor të hapur ndaj ambasadores atje për shkak të emërimit të një personi që supozohet se është agjent i shërbimeve ruse. 

 

Ka hamendësime për qëndrime jo të koordinuara të Ministrisë së Jashtme në raport me disa zhvillime ndërkombëtare siç ishte operacion amerikan për rrëmbimin e Maduro-s ku Ministria e Jashtme e përshëndeti, por nga qeveria nuk pari reagime. 

 

S’kishte asgjë që të jepte një indicie për të kuptuar. 

 

Në ministrinë e Jashtme është emëruar një diplomat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy