
Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu shpjegoi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV tri arsyet sipas mendimit të tij pse Foltoret e Sali Berishës janë të mbushura plot me mbështetës.
Duhet të kemi parasysh 3 gjera sipas mendimit tim: Së pari lidhja e fortë me liderin historik dhe kjo nuk lidhet vetëm me Berishën, ka ndodhur dhe me Fatos Nanon dikur. Ka ndodhur edhe me Leka Zogun i cili kur u kthye në Shqipëri pas 63 vitesh, kanë dalë mijëra veta ta prisnin sepse babai i tyre u kishte dhënë disa benefite. Pra lideri historik ka rëndësinë e vetë.
Së dyti është asocimi i demokratëve që e lidh Berishën me pushtetin. Berisha i ka sjellë në pushtetet dy herë dhe ky duke asocim e lidh Berishën me liderin e fortë të pushtetit.
Së treti është një gjë se në foltore ka dalë një njeri që po i dëgjon. Problemi kryesor është se kur ata nuk shohin shpresë do shkosh diku. Shoh që Rama është në udhëtim gjithë kohën sheh punime, takon njerëz, bën shaka, ulet në tavolina. Të njëjtën gjë ka pas bërë Ilir Meta i cili duhet theksuar se nivelin e komunikimit e ka pasur në nivele të larta. Komunikimi është jetik.



