Gara për Këshillin e ri, Gjana: Votuan 69.8% e delegatëve, rezultati del nesër!

Gara për Këshillin e ri, Gjana: Votuan 69.8% e delegatëve, rezultati del nesër!

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana deklaroi pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar se në votim kanë marrë pjesë 5339 delegatë ose 69.8%, ndërsa rezultatet pritet që të dalin pas mesnate dhe të zyrtarizohen nesër në mëngjes.

Na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Kanë qenë të pranishëm 5703 delegatë. Pas përpunimit që u kemi bërë të dhënave rezulton se kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit, dhe nuk kanë marrë pjesë nga këta që u deklaruan të pranishëm 364 delegatë.

Tani po vijon numërimi, pasi numri i kandidatëve është i madh, janë 598 kandidatë për 300 vendet e këshillit, por pas mesnate do të nxirret lista me 300 emra, 90 do të jenë zonja, 45 nga forumi rinor dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Të dhënat përfundimtare do të jenë nesër në mëngjes” tha Gjana.

Sot partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar, 300 anëtarët dhe kryetarin e ri të këtij institucioni, që do të jetë pasuesi i Bujar Nishanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy