
Gjykata e Lartë ka shpallur emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Njëkohësisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shpalli edhe datën e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 25 shtator ora 10.00.
Në vijim të procedurës së shpallur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor, për zgjedhjen e një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
Arbena Ahmeti- Gjykata e Lartë
Sandër Simoni- Gjykata e Lartë
Igerta Hysi- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Fatri Islamaj- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Matilda Llangozi- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Brunilda Kadi- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Manjola Xhaxho- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë



