
Procesi i zgjedhjeve për kryetar të PD, që në nismë të saj sot, ka nisur normalisht.
Në një vëzhgim që MCN TV bëri në njësinë nr.8, në të cilën votojnë anëtarët e degës së 8 të PD, kryetari i kësaj dege, Gazmend Sallaku, u shpreh se deri më tani cdo gjë ka ecur mirë, dhe se kanë votuar 40% të anëtarëve të kësaj dege.
Sipas tij, më këtë proces, PD po ecën drejt unifikimit.
Zgjedhjet në këtë degë po ecin mirë. Kemi rikthimin e njeriut që i ka dhënë gjithçka kësaj partie, Sali Berisha dhe kandidati tjetër, Ibsen Elezi, një demokrat i vjetër, me këtë duket që PD po shkon drejt unifikimit.
Deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë e rregullte, nuk ka pasur asnjë paqartësi. Ajo që duhet parë është lista, në të cilën janë evidentuar që ka persona që kanë ndërruar jetë ose që janë larguar nga vendi.
Janë diku 1200 anëtarë aktivë, 40% e kanë kapur shifrën deri tani. Dhe në varësi të fluksit, deri në fund do ti presim ata që kanë ngelur për të votuar, nëse nuk ka do ta mbyllim, në orarin e caktuar.



