
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.
Gjatë mbledhjes u vendos që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.
Ndërkohë është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.
Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH-së, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor.



