Deputeti i Partisë demokratike Sajmir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se nuk ka rëndësi kush është kryetar i PD-së, sepse ajo që ka rëndësi është një kod zgjedhor që të kthehet vëmendja nga populli.
Kam qenë skeptik fillimisht, kam qenë për veprime të tjera. Jam më radikal dhe të ishin bërë më herët në kohë, që në seancën e parë.
Gjithmonë duhet të ketë alternativë, duhet të ketë zgjidhje ndryshim, hapje.
Do një ftesë, ne duhet të jemi ata që duhet të shtrijmë dorën.
Duhet të jemi bashkë dhe me ata që nuk e duan Berishën. Nuk ka rëndësi kush është kryetar. E rëndësishme është një kod zgjedhor perfekt. Duhet një kod zgjedhor që t’i jepet mundësi të gjithëve të përfaqësohen.
Duhet të gjejmë një sistem që të kthehet vëmendja nga populli.



