
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi për herë të parë ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, ish-truproja e tij, i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari
Në një intervist për "360 Gradë", Berisha thotë se ai është një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës
"Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij. Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suplementar", deklaroi Berisha.



