Balla pret përfaqësuesit e ambasadës amerikane: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA

Balla pret përfaqësuesit e ambasadës amerikane: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë, të Ngarkuarin me Punë Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA. Pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla ka veçuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie të veçantë për autoritetet shqiptare. Balla gjithashtu mori përgëzimet më të mira për detyrën nga përfaqësuesit e ambasadës së SHBA si dhe mbështetjen për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të ardhmen. “Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Faleminderit të ngarkuarit me punë të SHBA Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësuesve të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA për përgëzimet dhe mbështetjen”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale. Me marrjen e detyrës, Balla po vijon me një axhendë intensive takimesh me përfaqësues të vendeve partnere, si dhe ka nisur një tur takimesh në Drejtoritë e Policive Vendore në qarqe, duke nisur të martën në Shkodër e Lezhë për të zbritur në ditët në vijim në Drejtoritë e tjera në jug.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy