
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, teksa foli edhe për atentatin ndaj Benard Ndrecës, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, e cilësoi atë si një atentat me prapavijë politike dhe të frymëzuar nga mazhoranca.
Pikë së pari është një ngjarje tejet e rëndë kriminale. Fakti që janë të përfshirë drejtues të lartë të strukturës politike të PD, automatikisht dhe për më tepër në fillimin e një gare elektorale, të orienton drejt një atentati me konotacione të qarta politike.
Të përfshirë mendohet se mund të jenë kundërshtarët politike apo spunto të jetë nga politika.
E njohim si drejtues të strukturës së Vaut të Dejës. Është një person i pastër, një djalë i ri me kulturën e mjaftueshme dhe eksperiencën e mjaftueshëm, asnjëherë i përfshirë në akte kriminale.
Kur përfshin struktura kriminale, pastaj nuk i kontrollon dot. Këtu bëhet fjalë për modelin që ka zgjedhur kjo mazhorancë. Ky model të sjell në akte të tilla të pakontrolluara, me konotacion të fortë politik sigurisht edhe me struktura kriminale.
Fakti që ai djalë është krejtësisht i pastër, pa rekorde kriminale, pa përfshirje në ngjarje kriminale, të bën të mendosh se është akt i shtyrë nga motive politike.



