Dështoi Kryemadhi? Do ta dekretojë mandatin e 3-të të Ramës? Përgjigjet Meta

Dështoi Kryemadhi? Do ta dekretojë mandatin e 3-të të Ramës? Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës të mbajtur pak më parë për mediat, ku foli për procesin zgjedhor dhe sqaroi ‘hakerimin’ e telefonit të tij u pyet edhe nëse Kryemadhi dështoi gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërsa ai u përgjigj se për këtë duhet pyetur vetë ajo.

Pyeteni vetë zonjën në fjalë për këtë çështje, unë po iu ftoj edhe njëherë. Ndiqeni me përgjegjësi të plotë”, u shpreh Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të dekretojë apo jo qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Parti Socialiste, presidenti u përgjigj se ka kohë deri sa të mbërrijmë në atë moment.

Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund. Deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re. Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje, ka qenë vetëm një qytetar dhe ka pasur vetëm një votë.

Nuk ka bërë thirrje për të votuar dhe asnjë parti dhe asnjë kandidat. Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të heqim vëmendjen nga procesi zgjedhor nuk duhet të përqendrohen aty”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy