Hoxha: Bashkimi i PD për të maksimalizuar votën. Do ketë protesta që nuk i ka parë ndonjëherë Shqipëria

Hoxha: Bashkimi i PD për të maksimalizuar votën. Do ketë protesta që nuk i ka parë ndonjëherë Shqipëria

Lisandër Hoxha, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është i mendimit se ekzistojnë kushtet për të pasur dialog mes palëve në PD, në mënyrë që të mos përsëritet një 6 mars i dytë.

Ai është i mendimit se më e mira do të ishte që të kapitalizohej gjithë investimi te burimet të përbashkëta dhe se nuk mund të mendohet në mënyrë matematike, pasi bëhet fjalë për njerëz që u ndanë shumë keq.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se zgjidhja më e mirë është qe Partia Demokratike të kthehet tek vota, pasi shtoi se në Parlamentin e Shqipërisë ke deputet me 300 vota dhe me 500 vota.

Faji është që ti nëse do të kandidosh për deputet, duhet ta kesh mirë me kryetarin e partisë, nuk ka rëndësi sa të do populli, duhet të kesh një marrëdhënie me kryetarin e partisë, hyn në një listë të partisë dhe bëhesh deputet.

Një parti që merr 600 vota, si mund të ketë deputet me 300 vota. Personalisht kam mbështetur Berishën kur ka thënë se do bëjmë primare me PD.

Çfarë mekanizmi kemi ne të djathtët që të mundim Ramën me patronazhiostët, se Rama hajdut votash është. Përballë këtij njeriu çfarë mekanizmi kemi, përfshirjen e qytetarëve në fushatën elektorale.

Kjo do të thotë se anëtarët dhe simpatizantët do jenë një forcë e madhe që nëse nisemi në këtë rrugë do të sjellë bashkimin. Duhet të bëjmë bashkim mbi një mekanizëm të pranueshëm së pari nga elektorati.

Do shkosh në qendër të qytetit dhe do iu thuash simpatizantëve, këta janë kandidatët, kë doni ju?

Dje Kryesia ka vendosur të heqë një nga pikat që miratuam në Këshillin Kombëtar, regjistrimin online, kështu që qytetarët duhet të gjejnë kryetarin e seksionit, në një kohë që ka deputetë që nuk e di se kush është kryetari i seksionit.

Bashkimi nuk mund të ketë prapavijë përveç maksimalizimit të votës në zgjedhje. Më vjen mirë që grupi parlamentar dëshiron të kthehet, por duhet të kthehet mbi parimin e votës.

Nuk dua të shoh një Parti Demokratike të bëjë hapa pas, për sa kohë u investuam fuqimisht në këtë rrugën e re. Diskutimet publike i bëjnë mirë PD.

Sot bashkimin më të madh Lisandër Hoxha e bën me elektoratin shqiptar.

Sa i takon mbledhjes së parashikuar nga Sali Berisha ditën e sotme me kryetarët e degëve, Hoxha tha se në shoqërinë shqiptare ka një revoltë shumë të madhe kundër Partisë Socialiste dhe njerëzit po i kërkojnë PD-së që të organizohet.

Sipas tij, Partia Socialiste është organizatë që funksionon me emërime dhe revolta ndaj qytetarëve është shtuar.

Do të ketë protestë në të gjithë Shqipërinë nga të gjithë grupet e interesit se kriza ka një emër, që është Edi Rama. Do t’i prijmë njerëzve, grupeve të interesit dhe të bashkojmë qytetarët në këto kauza.

Rama e ka bërë bajat këtë vend dhe nuk ka as moralin dhe as bilancin për të bërë më mirë këtë vend. Strukturat po organizohen dhe do dalin me protesta kombëtare që nuk i ka parë ndonjëherë Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy