
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video, teksa një simpatizant i Partisë Demokratike e pyet se kush do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa inspektonte punimet në tunelin nr. 3, të Rrugës së Arbrit.
“Sot është hapur tuneli. Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin Kryeministër. Do fitosh ti apo ne?”, thotë i riu, duke iu drejtuar Ramës.
“Do fitoj populli shqiptar dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe juve nga tuneli”, i përgjigjet kryeministri.



