Kulla: Hera e parë që SPAK po merret drejtpërdrejtë me qeverinë, mbaroi punë me opozitën

Kulla: Hera e parë që SPAK po merret drejtpërdrejtë me qeverinë, mbaroi punë me opozitën

Analisti Ilir Kulla thotë se reagimi i Kryeministrit Edi Rama përballë SPAK, vjen pasi tashmë i ka trokitur problemi te dera.

 

Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se është hera e parë që Gjykata Speciale dhe SPAK po merret drejtpërdrejtë me qeverinë, pasi mbaroi punë me opozitën.

 

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk duan që të ndërhyhet në çështjet e drejtësisë. 

 

A është më i rëndësishëm ligji apo demokracia? Rama është kujtuar pak vonë. Duhej të kujtohej kur u arrestua kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri për 400 mijë lekë të vjetra në xhep. I njëjti parim. Çfarë është më e rëndësishme, demokracia apo ligji? 

 

Duhet të kujtohej kur u bë fjalë për kryetarin e opozitës që ishte deputet, njeri i zgjedhur se dhe për Sali Berishën kështu dolën një detyrim paraqitje dhe një ndalim dalje nga vendi. Duhej të kujtohej edhe kur u arrestua ish-Presidenti i vendit. Duhet ta bënte betejën në rastin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, tani është vonë. 

 

Tani është vonë sepse ka dalë një vendim i Gjykatës Kushtetuese para disa muajve që kishte subjekt deputetin Sali Berisha, edhe atëherë një vendim i Gjykatës Speciale, për të cilin Kushtetuesja i dha të drejtë GJKKO që mund të merrte masë shtrënguese për daljen jashtë vendit dhe detyrimin e paraqitjes pa kaluar në parlament. Nuk e di se çfarë shpresin të mbërrijë në Gjykatën Kushtetuese. 

 

Ai ka të drejtë kur flet për personat e zgjedhur, por kjo gjë duhet të fillojë shumë më përpara se tashmë është shumë vinë. Vendimi që kanë marrë me Belinda Ballukun, duhet të ishte për të gjithë njerëzit. Nuk e pezullonin dot Berishën nga detyra, por ajo që i bën atij ishte pezullim detyre. Se ndalimi i daljes jashtë shtetit, pezullim detyre është se ai si kryetar opozite duhet të dalë jashtë shtetit. 

 

Tani i erdhi Ramës te dera. Është hera e parë që Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale po merret drejtpërdrejtë me qeverinë, pasi mbaroi punë me opozitën. 

Rama është kujtuar shumë vonë. Dhe të hajt nëse ka një gjë që nuk duan të dëgjojnë është çdo lloj cekje kompetencash e drejtësisë. Rama është treguar i kujdesshëm se ndërkohë që flasim kanë ndodhur shumë veprime hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy