
Politika Evropiane për herë të parë është në zi. Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se David Sassoli ka humbur jetën pas 'luftës' së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë.
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetorit.
Lidhur me këtë lajm të trishtë reagime të shumta kanë ardhur edhe nga politika shqiptare të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre duke e cilësuar Sassolin si avokatin më të zjarrtë të Shqipërisë dhe mbështetës të integrimit të saj në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama shkruan në rrjete sociale, se Sassoli ishte një Italian krenar dhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë. Ai shton më tej se ndarja nga jeta në mënyrë të befasishme të Sassolit ka shkaktuar një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo që pati nderin e kënaqësinë ta njihte!
Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte… Addio caro David, riposa in pace
Ndërsa Presidenti Ilir Meta teksa ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Sassolit, e cilëson atë si europianist të shquar dhe mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë.
I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane!
Nga ana e saj edhe Ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka e konsideroi Sossolin një mik të mirë të Shqipërisë.
I pikëlluar thellësisht nga humbja e papritur e Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një kampion i vlerave evropiane, një president i shquar dhe një mik i dashur për Shqipëri. Ne vajtojmë këtë europian të shquar dhe krenar.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e konsideroi zërin e Shqipërisë brenda BE-së, David Sassolin.
Jam thellësisht e dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, “zëri i Shqipërisë brenda BE-së”. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!
Ngushëllimit për ndarjen nga jeta të presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli i është bashkuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai shprehet se Sassoli solli vlera europiane në BE dhe ishte një mik i Kosovës.
Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht.



