Drejtësia e re/ Rama: Pavarësia është shalqi me provë. Për 5 vite heshtëm, tani do flasim kur shkelen standardet 

Drejtësia e re/ Rama: Pavarësia është shalqi me provë. Për 5 vite heshtëm, tani do flasim kur shkelen standardet 

Kryeministri Edi Rama foli sërish në rubrikën “Sy më Sy” mbi drejtësinë e re në Shqipëri dhe hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj. Rama thotë se mazhoranca “heshti për 5 vite rresht” për të konsoliduar pavarësinë e institucioneve të reja. Megjithatë asi shton se “tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë” do të flitet sa herë që shkelen “standardet demokratike”.

"Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.

Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë, - kur thotë populli - madje është qartësisht burimi i një  vetëbesimi të prokurorisë dhe të gjykatës speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që nga drejtësia të shkelen standardet demokratike, sepse një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane.

Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy