
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Turqi ku është pritur në një takim pasditen e sotme nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas raportimit të "Anadolu Agency", dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.
Para takimit me Edi Ramën, referuar axhendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim.
Ndërsa vetë kryeministri Rama, i cili në një status në rrjetin social "Facebook" thotë se me Erdogan ka biseduar për disa cështje sic është projekti i aeroportit të Vlorës dhe Air Albania apo edhe projekte të tjera në fushën e turizmit dhe energjisë.
"Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve", shkruan Rama.



