
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën ‘Drejtësi në kohë sfidash’, ka shprehur vlerësimin për suksesin e Reformës në Drejtësi.
Kim, tha se ka ardhur momenti që drejtësia e re të veprojë dhe të plotësojë standardet njësoj siç janë në Bashkimin Europian. Ajo tha se shqiptarët sot po presin, prandaj është e udhës që drejtësia të fillojë e të japë frytet e veta.
Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë suksesshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij, por të jetë e suksesshme që të jetë e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo që të thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës.
Më tej ajo theksoi se drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aleate me NATO, si anëtare e ardhshme e BE, është drejtësi që ka standarde që janë në përputhje me BE, dhe SHBA, është dhe ajo që njerëzit presin.
Kërkesat e BE janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja e SHBA për Reformën, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë dhe pritjet e njerëzve, dhe iu nxis që të veproni që të mos zhgënjeni asnjë të ri, është koha të kërkojmë një drejtësi që është e verbër dhe e drejtë në Shqipëri.



