Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ambasadorja Kim do të zhvillojë takime me përfaqësues të të gjitha forcave politike në qark.
Takimin e parë do ta ketë tek shtabi i PD në Shkodër teksa do të takohet me drejtuesin politik të PD qarku Shkodër Helidon Bushati për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Takimi i Kim në Shkodër, vjen dy javë pas atij të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.
Pas takimeve me përfaqësuesit e partive politike, ambasadorja theksoi se fenomeni i blerjes së votës është problem duke paralajmëruar dhe skualifikime nga listat e kandidatëve për deputetë si pasojë e dekriminalizimit.



