Ilir Meta President, Kryemadhi: Do më pëlqente të zgjidhej Vasili ose Dade

Ilir Meta President, Kryemadhi: Do më pëlqente të zgjidhej Vasili ose Dade

Monika Kryemadhi, ka folur për ehrë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i ri i shtetit. Kryemadhi e cila prej 24 korrikut do të jetë zyrtarisht Zonja e Parë e vendit, do të kishe preferuar si President Petrit Vasilin ose Arta Daden më shumë sesa bashkëshortin e saj.

Duke folur për mediat pas votimit të Metës, Kryemadhi tha se rrethanat ishin të atilla, duke shtuar se nuk duam në Shqipëri një Maqedoni të dytë.

"Kam votuar si një deputet e thjeshtë. Zonja e Parë nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë, mos u shqetësoni se Shqipëria nuk është një vend aq i pasur sa të krijojë institucione të tilla. Jam deputete e Kuvendit", Kryemadhi.

Kur u pyet nëse so të jeni deputete dhe pas 18 qershorit, ajo deklaroi, "Sigurisht. Do jem në listë, do drejtoj qarkun që kam marrë përsipër deri në fund".

Do kandidoni për drejtimin e LSI?

"Për të drejtuar LSI duhet të hysh në një anëtar një votë. Nuk e kam menduar akoma, më lini të marr pak veten. Vasili është zëvendëskryetar i parë, normalisht që do marrë pjesë në garë. Kemi një mbledhje Kryesie tani shpejt, do shikojmë se çfarë do bëjmë", tha Monika Kryemadhi deputete e LSI.

E uruat bashkëshortin?

"Akoma se kam uruar se nuk jam e kthjellët për çfarë ndodhi. Mendoj se vendi ka nevojë për stabilitet dhe garanci për të mos u bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Dhe ju nuk do të ishit të kënaqur që gazetarët të ngelin në parlamentin shqiptar herë pas herë si në parlamentin maqedonas. Unë do ti uroj që ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë. Shqipëria ka nevojë për shumë stabilitet dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Ka nevojë për një stabilitet politik. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade, por nganjëherë pakica i nënshtrohet shumicës", theksoi Kryemadhi.

Deputetja e LSI deklaroi se opozita duhet të vijë dhe të marrë pozicionin e saj, të vijë të bëjë rolin e saj edhe pse ajo ka të drejtë për shumë gjëra që ngre, mendoj që fjala është ajo që kemi si armën më të fortë.

Kryemadhi deklaroi para gazetarëve se Meta do të marë pjesë në fushatë, pasi sipas Kushtetutës ai bëhet President me 24 korrik 2017, momentin që betohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy