Ministrja Krifca prezanton drejtorin e ri të ISUV/ Emri

Ministrja Krifca prezanton drejtorin e ri të ISUV/ Emri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar një takim me ekipin drejtues të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ku ka prezantuar dhe drejtorin e ri të komanduar të këtij institucioni, Pëllumb Aleksi.

Ministrja Krifca e ka uruar kreun e ri të ISUV në detyrën e marrë, për të cilën është shprehur se duhen rezultate që i përgjigjen objektivave të rritjes së analizave të akredituara, certifikimit të laboratorëve si dhe shpejtësisë së daljes së rezultateve të analizave që kërkon tregu.

Gjatë vizitës në këtë institucion, ministrja inspektoi edhe ambientet e reja të godinës, të cilat kanë sjellë një transformim të ndjeshëm cilësor.

Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, të Departamentit te Monitorimit të Mbetjeve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ata të Cilësisë së Ushqimeve sapo janë transferuar në ambientet e reja të ISUV, të rikonstruktuara pas tërmetit.

Ministrja Krifca u shpreh se janë blerë dhe aparaturat më bashkëkohore dhe me kushtet e reja të punës, përveç rritjes së cilësisë, duhet të përshpejtohet dhe zgjerimi i gamës së analizave të akredituara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy