Jazexhi: Shqiptarët patën progres nën regjimin e Enverit. Çipi: Asnjë meritë për luftën, donte pushtetin personal

Jazexhi: Shqiptarët patën progres nën regjimin e Enverit. Çipi: Asnjë meritë për luftën, donte pushtetin personal

Në studion e MCN Informacion, gazetari Kastriot Çipi dhe studiuesi Olsi Jazexhi diskutuan në lidhje me figurën e Enver Hoxhës. Jazexhi tha se pavarësisht një sërë aspektesh negative të qeverisjes së tij, shoqëria dhe ekonomia shënuan progres. 

 

Ndërsa Çipi theksoi se roli i Enver Hoxhës gjatë luftës ka qenë më shumë përçarës sesa unifikues. Ai shtoi se Hoxha është motivuar më shumë nga pushteti i vet personal sesa nga interesat kombëtare. 

 

Olsi Jazexhi  

 

Figura e Enver Hoxhës është komplekse. Ishte diktator, por në të njëjtën kohë ishte një stalinist që mbështetej në filozofinë marksiste-leniniste nën udhëheqjen e tij Shqipëria u industrializua. U ndërtuan veprat e mëdha. Me rënien e regjimit komunist nuk pati investime nga amerikanët, pati shkatërrim. Me rënien e enverizmit, Shqipëria u kthye në barbarizëm. Figura e tij është kontroverse. E keqja e tij është lufta e klasave. Lufta kundër fesë. Tito p.sh. ishte më tolerant se Tito. 

 

Aspekte pozitive të figurës së Enver Hoxhës kanë të bëjnë me procesin e arsimimit. Shqiptarët dolën nga analfabetizmi. Të mos kishte qenë regjimi i Enver Hoxhës, Edi Rama nuk do të fliste sot shqip. 

 

Figura e Enver hoxhës do të kujtohet me nostalgji nga brezi i viteve ‘60-‘70, por të tjerë më pas nuk do ta shikojnë objektivisht. Por nëse shohim panoramën e madhe, regjimi i tij ka disa merita si industrializimi, arsimimi etj. Shqiptarët u rritën nën regjimin e Enver hoxhës.

 

Kastriot Çipi  

 

Enver nuk mund të mos ishte diktator sepse komunizmi është rend diktatorial. Të tjerat janë glorifikime për një kriminel që ka bërë krime nga më monstruozet. Nuk ka asnjë meritë për luftën. Nuk ka qenë as komandat, as strateg. Në një kohë kur shqiptarët luftonin për liri, mundohet që një pjesë të tyre t’i vinte të luftonin kundër pjesës tjetër. Donte luftë civile. 

 

Shumë më mirë do të kishin shkuar gjërat, nëse në krye të ushtrisë partizane do të ishte një njeri që kishte kombin të parin pastaj komunizmin. Ai me siguri do të kishte tentuar një front më të gjerë. Dhe jo një njeri që kishte ndërmend të hidhte themelet e pushtetit të vet personal pas luftës. Nuk ishte i inetersuar të vriste gjermanë dhe italianë, por shqiptarë që i rrezikonin pushtetin e vet. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy