Voton Basha: Me vlerat e demokracisë do rrëzojmë regjimin Rama-Doshi

Voton Basha: Me vlerat e demokracisë do rrëzojmë regjimin Rama-Doshi

Lulzim Basha votoi paraditen e sotme në një nga qendrat e hapura për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Basha tha se vlerat e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri do ta udhëheqin partinë edhe në betejën e largimit të Ramës.

“Dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik. Dua të falënderoj të gjithë demokratët anembanë të Shqipërisë dhe të gjithë ata që janë kujdestarë të procesit. Në këtë proces unik, të vlerave tona të procesit të zgjedhjes me një anëtar një votë të kryetarit të PD-së.

Këto janë vlerat tona të demokracisë të shprehjes së lirë dhe të debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me këto vlera do ta çojmë deri në fund betejën për rrëzimin e regjimit Rama –Doshi”, tha Basha.

Përballë Bashës në këtë garë janë edhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy