Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj është shprehur se nëse do të zgjidhet kryetar i kësaj force politike, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.
Me ana të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.
Ndër të tjera ai thekson se me të në krye PD do të jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë.
Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetem opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë. Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve.



