
Oerd Bylykbashi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse Partia Demokratike ka ngritur një grup negociator për Presidentin e Republikës edhe pse Edi Rama nuk pranon të negociojë me ta, por vetëm me grupin Alibeaj. Ai sqaroi se negociatat do ti kryejnë me aleatët,
Mandati që kemi ne është të gjejmë konsensus me partitë e tjera opozitare. Një konsensus në lidhje me si do të jetë Presidenti i Republikës. Rezoluta nga njëra anë jep vija të kuqe të qarta, nga ana tjetër, jep marzhe të mira. Ne e kemi shumë të thjeshtë votën kundër. Ne nuk e bojkotojmë procesin, nuk ikim nga salla. Nëse Presidenti vjen si propozim nga Rama, do ta votojmë kundër. Nëse ai peshkon 84 votat, përsëri është farsë. Por, ne duhet ta diskutojmë me partitë aleate, Fatmir Mediu, Agron Duka, zoti Dule, Idrizi, zonja Kryemadhi.
Kushtetuta jep mundësinë që kandidaturat të futen në secilin nga katër raundet e para. Ne na bie barra që në këto negociata të përcaktojmë qëndrimin e përbashkët si parti opozitare. Kushdo që përpiqet ta transformojë tani këtë proces bën një gjë sterile sepse nuk mund të prodhojmë një president bosh. Rama këtë po përpiqet për të prodhuar një president të tijin.



