Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagon sërish për intervistën që Edi Rama dha mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”.
Kryemadhi shkruan se Rama u shfaq mbrëmë në rolin e Lolos, por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve

“Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos.
Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri.
Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet”, shkruan Kryemadhi.



