Rama për akuzat e Bashës: PD është në një proces traumatik!

Rama për akuzat e Bashës: PD është në një proces traumatik!

Kryeministri Edi Rama është shprehur pas votimit për kryeparlamentaren Lindita Nikolli, se tashmë në krye të Kuvendit qëndron një grua që nuk i ka fryrë kurrë zjarrit.

Sot Kuvendi ka në krye një grua të mrekullueshme dhe kolege të respektuar e politikane që asnjëherë nuk i ka fryrë zjarrit të konfliktit. Ky është një lajm i mirë. Është moment i mirë. Ky mandat është shumë i rëndësishëm për të pastruar Shqipërinë”, është shprehur Rama.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e Lulzim Bashës se në Kuvend qëndrojnë ministra të korruptuar, Rama është shprehur se PD po kalon një process traumatik.

“Nuk kam dëgjuar asgjë përveç ‘tam tameve’ që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo që nuk është ditë e lehtë. Është një proces traumatik për PD-në, e duhet të kemi durim e respekt për traumën e tyre”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy