Një vit nga zgjedhjet e 25 prillit/ Paloka: Në vend që të rrëzonim Ramën, po tentojmë bashkimin e PD

Një vit nga zgjedhjet e 25 prillit/ Paloka: Në vend që të rrëzonim Ramën, po tentojmë bashkimin e PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kujtuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan një vit më parë.

 Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka përsërit se procesi i vjetshëm ishte një masakër elektorale dhe se qeveria Rama arriti të siguronte mandatin e tretë falë grabitjes.

 Ai thekson se PD-ja nuk dorëzohet dhe se do t’ia dalë të ribashkohet e të kthejë pluralizmin në vend.

Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë. Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri. Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy