Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot se buxheti i shtetit parashikon rritjen e rrogave dhe të pensioneve mesatarisht 10% dhe për herë të parë pas 25 vitesh kur kjo qeveri futi konceptin e pensionit social.
Në një postim në Facebook, Balla shprehet se: “Lajmi me i mire ne kete Buxhet eshte per ata qe kane rrogat me te ulet në administratë, 220 mije leke te vjetra, te cilëve u rritet 36 përqind dhe u shkon 370 mijë lekë të vjetra.Paga për mësuesit dhe pedagogët do të rritet mesatarisht me 10%. Nga 1 marsi, rroga mesatare bruto për mësuesit e shkollës 9-vjeçare shkon në 64 650 lekë, nga 61 100 që është.Nga 1 marsi, rroga mesatare për mësuesit e gjimnazeve rritet në 67 950 lekë, nga 64 100 lekë që është”.
“Paga bazë e Lektorit rritet mesatarisht me 10 397 lekë/muaj, duke shkuar mesatarisht 97 042 lekë/muaj, nga 86 645 lekë/muaj.Paga bazë e Profesorit rritet me 13 932 lekë/muaj, duke shkuar mesatarisht 130 032 lekë/muaj, nga 116 100 lekë/muaj. Mjekët marrin sot mesatarisht 690 mijë lekë në muaj.Nga 1 marsi, mjekët do marrin mesatarisht 780 mijë lekë në muaj. Rriten mesatarisht me 13%.Infermieri: Infermierët marrin sot mesatarisht 390 mijë lekë në muaj.Nga 1 marsi, infermierët do marrin mesatarisht 450 mijë lekë në muaj. Rriten mesatarisht me 15%.Policia do të ketë një rritje të mëtejshme me 10%. Pensionistët do të vazhdojne si cdo vit te kenë rritje me 3% të Pensionit”, shkruan Balla.
Me tej, Balla thekson se “Për herë të parë ne 25 vite, ishte kjo qeveri qe futi konceptin e pensionit social për ata individë që për shume arsye të ndryshme, nuk kanë kontribuuar në skemën e pensioneve. Per qeverine e vjeter kjo ishte nje kategori te vdekurish te pakallur. Në 2017 numri i përfituesve të pensionit social shkon në 5,070 qytetarë. Zgjerohet numri i familjeve që do të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike nga 79 mijë në 83 mijë familje, janë 4 mijë familje me shume që do të përfitojnë mbështetje ekonomike”.



