Presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shteinmajer do të vizitojë Shqipërinë më 1 dhe 2 dhjetor.
Në agjendë janë parashikuar takime me homologun Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe një fjalë në Kuvend.
Ambasada e Gjermanisë thekson se udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.
Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton zyrtarisht Shqipërinë.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Tiranë në ditën e dytë të vizitës, do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf.
Enjte, 1 dhjetor
Mberritja ne mengjes
në Tirane, Shqiperi
Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.
Takim kokë më kokë
Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,
Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu "Shtëpia e Gjetheve"
Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional
Ora 12.30, Drekë në Berat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti
Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.



