Ambasadori italian në Shkodër: Besimplotë se brenda vitit hapen negociatat

Ambasadori italian në Shkodër: Besimplotë se brenda vitit hapen negociatat

“Na ndihmoni, t’ju ndihmojmë”. Ky është mesazhi që jep Italia përmes ambasadorit të saj Fabrizio Bucci nga Shkodra, gjatë një takimi me studentet, ndërsa flet për integrimin evropian.

Ai vlerësoi hapat e hedhur nga vendi ynë, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të reformave e duke kërkuar thellimin e mëtejshëm të tyre.

Bucci shtoi se Italia beson që negociatat do të hapen plotësisht këtë vit me mbledhjen ndërqeveritare, pasi detyrat e lëna në marsin e 2020 janë përmbushur.

Reforma në drejtësi është kyçja në këtë proces e ajo duhet të vijojë shtoi ai më tej. Megjithatë Bucci sqaroi se çelja negociatave është vetëm fillimi.

Po ndihmojmë Shqipërinë në Reformën në Drejtësi. Jemi të pranishëm në çdo sektor në jetën shqiptare. Këtë raport të veçantë e dërgojmë edhe në Bashkimin Europian. Italia çdo herë ka mbështetur Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, duke filluar nga viti 2000. Italia, gjithmonë, ka qenë miku dhe avokati më i ngushtë i Shqipërisë në marrëdhënien me BE. Kemi një shprehje "na ndihmoni, të ju ndihmojmë" dhe mënyra më e mirë është që Shqipëria të ecë përpara me reformat.

Reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për integrimin. Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat. Negociatat do të hapen kur te thirret konferenca ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe BE. Negociatat do të zhvillohen mes ekspertësh shqiptarë dhe të Brukselit. Nuk flasim më nëse Shqipëria do të hyjë apo jo në BE, por kur do të hyjë. Hapja e negociatave nuk është një fund, por një fillim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy