“Mosbindja civile”/ Protestuesit shkatërrojnë tabelat e reklamave në rrugët e Tiranës

“Mosbindja civile”/ Protestuesit shkatërrojnë tabelat e reklamave në rrugët e Tiranës

Një grup protestuesish që ndodhen mes protestuesve që marshojnë në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës ku po aplikohen forma të “mosbindjes civile” po identifikohen si shkatërrues të objekteve të ndryshme përgjatë segmentit rrugor që kalojnë.

Gazetarja Oliverda Allmuça tha se gjatë rrugëtimit nga Bashkia e Tiranës, protestuesit morën rrugën në drejtim të Unazës së Vogël, për të dalë në kryqëzimin mes Rrugës Barrikada me rrugën e Dibrës dhe për të vijuar në drejtim të Ushtarit të Panjohur, për tu ndalur te godina e Parlamentit.

Ajo bëri të ditur se gjatë këtij marshimi ka pasur disa akte vandalizmi ku janë shkatërruar disa tabela reklamash, thyer pika të stacionit të autobusit, apo tezga të vendosura ku gjatë ditës tregtohen produkte të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy