
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se çështja e e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës që nuk lë vend për interpretime.
Në një intervistë për “Zërin e Zmerikës”, Kryemadhi tha se kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar dhe jo të thjeshtë. Sipas Kryemadhit, çështja e zëvendësimit të kryeprokurorit nuk zgjidhet në tryeza politike, por në Parlament.
“Kushtetuta ka vendosur një dispozitë të tillë, që nuk lë vend për interpretim. A ka vullnet politik për ta zgjidhur? Sigurisht që po. Kemi 3 muaj që flasim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në Parlament. Nëse do të ulemi prapë në tryeza politike, në allishverishe politike, ne nuk kemi bërë asgjë”, tha ajo.



