PD: Sali Berisha u strehua sot te partia e Metës (VIDEO)

PD: Sali Berisha u strehua sot te partia e Metës (VIDEO)

Zyrtarizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, në selinë blu nuk e kanë pritur mirë. Pak orë pasi Komisioni i Rithemelimit të PD-së, LSI dhe PDK e Nard Ndokës depozituan në KQZ marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, selia blu reagoi me një video.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës thotë se Berisha u strehua te partia e Ilir Metës dhe po i përdor demokratët për hallet e të dyve.

Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te  partia e  Ilir Metës, e  po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.  Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po distancohen nga farsa Berisha. Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy