Mesazhi i Vjosa Osmanit: Kosova ka përpara të ardhme premtuese

Mesazhi i Vjosa Osmanit: Kosova ka përpara të ardhme premtuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes mesazhit të fundvitit drejtuar qytetarëve, shprehet optimiste për të ardhmen e vendit.

“Pavarësisht sfidave që na kanë përcjellë ndër dekada ne kemi dëshmuar se jemi një popull shpresëplotë e i përkushtuar për ditë më të mira e një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Osmani.

Osmani i fton qytetarët e Kosovës të reflektojnë për sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe vendi, sfida të cilat duhet të kapërcehen kolektivisht.

Edhe pak e kalendari ynë do të shënojë një Vit të Ri. Kjo është një mundësi e re e një shans i ri për të bërë më shumë, për të punuar më shumë, për të ndryshuar atë çfarë mendojmë se mund e duhet bërë më mirë.

Besoj fort se përpara e kemi një të ardhme premtuese e ditë më të mira, sepse vullneti, qëndresa dhe vizioni i qytetarëve tanë është testuar e dëshmuar sfidë pas sfide e vit pas viti. 

Uroj që ky Vit i Ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha, uroj të jetë një vit i veprimit. Një vit ku do të veprojmë bindshëm e me përkushtim në çdo drejtim për të arritur synimet tona të përbashkëta, për të avancuar gjithnjë e më shumë demokracinë dhe ekonominë tonë, e për të konsoliduar gjithnjë e më tepër prezencën dhe imazhin tonë në çdo cep të botës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy