Votimet në PD/ Hajdari: Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve demokratë 

Votimet në PD/ Hajdari: Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve demokratë 

Pas njoftimit ditë më parë se do të rianëtarësohet në Partinë Demokratike, ish-deputetja, Rudina Hajdari ka votuar për kryetarin e PD në njësinë nr. 2.

Hajdari, në njoftimin e saj teksa shihet në foto duke votuar, shkruan se kjo është rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse.

Ushtrova sot të drejtën e votës në procesin e zgjedhjes për Kryetarin e PD njësia 2.  Rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse, për të ndërtuar opozitën që sot aq shumë i duhet vendit dhe për të rikthyer shpresën në Shqipëri, kalon nga fuqizimi i anëtarit e qytetarit dhe dobësimi i rolit të kryetarit.

Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve të PD e në krah të qytetarëve shqiptarë, duke luftuar për më shumë demokraci, garë e meritokraci brenda politikës shqiptare.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Hajdari kandidoi për deputet në Elbasan nën siglën e “Nisma Thurrje”, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy