Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli në MCN Live lidhur me Dorian Duçkën, këshilltari i Ramës i përfshirë në dosjen amerikane për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal.
Kryemadhi tha s’e problemi s’është Duçka, por Edi Rama. Ajo u shpreh se për sa kohë ai ishte pjesë e LSI-së ishte perfekt, por më pas u lidh ngushtë me Ramën.
Unë Dorian Duçkën e njoh që në gjimnaz, kur ishte në kolegjin turk, është djali i hallës së Ilir Metës. Ka studiuar në Qipron turke. Ka qenë pjesë e FRESSH, pjesë e LSI. Filloi në projektet në kuadër të integrimit europian, u bë zv.ministër. Mbante marrëdhëniet me jashtë të partisë. Deri në momentin që ka qenë me ne ka qenë perfekt. Kur u bashkua me z.Rama, asnjëri nga ne s’e gjykoi...Më pas u lidh ngushtë me z.Rama dhe u bë këshilltari i tij pa pagesë. Unë s’kam komunikuar më që kur vajti me z.Rama. E kam ndjekur në distancë, ka punuar si lobist. Në logjikën financiare dhe ekonomike, Duçka i ka marrë lekët Ramës dhe ka bërë punën për të. Siç ka Metën djalë daje, ka edhe Etilda Gjonin vajzë halle. Për Etilda Gjonin në 2021 ishte në krye të detyrës dhe e ka ndjekur hap pas hapi. Unë s’e shoh problemin te Dorian Duçka. Këtu problemi është Edi Rama”.
E pyetur nëse ka pasur sinjalizime lidhur me rastin, Kryemadhi tha se “Kali i Trojës nuk mungon në asnjë institucion”.
Kryemadhi iu përgjigj akuzave të Veliajt në drejtim të saj dhe Metës, duke e konsideruar kryebashkiakun një kukull në drejtim të grupit mafioz eko-mafia.
Erjoni është kukull e një grupi mafioz që është eko-mafia. SPAK-u, o është palë në këtë projekt, ose është e paaftë. Sepse me faktet që kanë....Unë po të kërkoj ndërpre pagesën për një gjë që nuk ke shërbim. Vetëm për venddepozitimin paguan 29 mijë euro bashkia e Tiranës. Ndërkohë që Veliaj me eko-Tiranën gënjen përsëri, sepse qytetari i diferencon plehrat, ai sërish i mbledh në një makinë. Veliaj është kapur me presh në dorë. Nuk ka ku të shkojë, ose duhet të ndërpresë pagesat dhe t’i marri në administrim shteti inceneratorët, ose të futet aksioner edhe SPAK-u që të marrë para për shpenzimet e brendshme! Unë kam prapë fazë të katër denoncimi. Të thonë se ku i çojnë paratë, sepse ikin në offshore dhe s’i vijnë prapë në Shqipëri. Diferencimi i mbetjeve në burim është detyrim i bashkisë. Nëse nuk zbatohet gjobitet kryetari i bashkisë”.



