Pas lajmit të bërë publik se Prefekti i qarkut Lezhë Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga "përplasja" me Kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu, ka reaguar ky i fundit i cili e ka cilësuar si një sajim të ulët që nuk ka lidhje me realitetin.
Ai tha se përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale dhe se çdo lajm i tillë është truk gazetaresk që në kërkim të audiencës fantazojnë të tilla histori!
Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por propozim i një këshilltari! Pra i është kthyer këshilltarit dhe këshillit, jo Kryetarit!
Unë kam shprehur habinë se si i njëjti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka të bëjë me argumentimin me dy standarde të stafit juridik, i cili për arsye që i dinë ato kanë kthyer projektvendimin!
Përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e vet që të kërkojë mos aplikimin e dy standardeve për të njëjtën gjë nga disa zyrtarë kushdoqofshin ato!
Në këtë rast Prefekti vetë nuk ka qenë në përplasje aspak me ne! Çdo lajm me "përplasje" është truk gazetaresk që në kërkim të audiencës fantazojnë të tilla histori!
Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë Gjergj Prendi



