Afrim Qendro merr drejtimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro merr drejtimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Ish-prefekti i Tiranës ka marrë një detyrë të re. Afrim Qendros i është besuar posti i kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai zëvendëson në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin, e cila u largua në fund të janarit.

 

Qendro ka mbajtur më parë disa detyra të rëndësishme. Ai fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe nënkryetar i Bashkisë së Vlorës.

 

Qendro u largua nga detyra e prefektit të Tiranës pak ditë më parë, për t’i lënë vendin Shkëlqim Hajdarit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy