
Artan Hoxha i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV tha se në Durrës janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krah të mazhorancës, duke ngritur alarmin për ndikimin e tyre në zgjedhje, por kandidati i opozitës. Ai tha se më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, janë kundër zotit Cara.
Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara.
Të marr vetëm drejtorin e hipotekës. Presione, shantazhe. Pse? Sepse ka të bëjë me resurset që ka Shqipëria. Njëlloj edhe me portin, paratë që po investohen janë para shqiptarësh që kanë vajtur në gadishullin arabik dhe po rikthehen këtu. Edhe në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe kreu i SPAK, nuk ka qenë kurrë kaq i evidentuar Durrësi për kriminalitetin. Ju me programin tuaj, e keni parashikuar, a u është dhënë garanci qytetarëve, si do ju mbroni pronat?



