Votim me postë për emigrantët, Rama: Pilotimi nis me Tiranën, përjashtohet votimi në ambasada e konsullata

Votim me postë për emigrantët, Rama: Pilotimi nis me Tiranën, përjashtohet votimi në ambasada e konsullata

Emigrantët do të votojnë përmes postës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama gjatë një takimi me Këshillin Koordinues të Diasporës përsa i përket votës së emigrantëve.

Ai deklaroi se do të përjashtohet mundësia e votimit në ambasada apo konsuj. Ndaj mundësia më e mirë e votimit është ajo me postë duke e parë si një projekt më të realizueshëm.

Gjithashtu ai shprehet se po punojnë për një projekt elektronik të regjistrimit të votuesve që në Tiranë mund të hyjë si projekt pilot

Rama: Ne kemi përjashtuar mundësinë e votimit në ambasada dhe konsullata. Është i vështirë nga pikëpamja e lëvizshmërisë. Do të ishte shumë e komplikuar të vinte në Shqipëri. Kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Opozita në parlament e ka këtë kërkesë shumë insistuese. Po punojmë për një opsion të regjistrimit të votuesve. Jemi ende herët sot që të themi me siguri që kjo do realizohet. Ne do hyjmë në këtë proces në Tiranë me një projekt pilot.

Për votimin e emigrantëve, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se KQZ do të jetë në krye të këtij procesi.

Gjiknuri: Vota e emigrantëve duhet të diskutohet me shumë kujdes. Nisur nga legjislacioni në fuqi që vota e emigrantëve do të kryhet përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre. Vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e detajuara të votimit me postë ose elektronike. Dy mënyra menduam për emigrantët. Votimi elektronik mund të kërkojë më shumë kohë. Këto ja deleguam KQZ-së. Për këtë arsye në Kod sanksionuam që është KQZ ajo që drejton procesin dhe përgatit aktin nënligjor për përkufizimin e kësaj të drejte. Çdo emigrant që është i regjistruar në regjistër automatikisht do të rigjenerohet në listën e zgjedhësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy