‘Ergys Agasi po i siguron Ramës mandatet në Durrës’, Dyrnjaja: Transparencë nëse përcaktohen nga populli apo krimi

‘Ergys Agasi po i siguron Ramës mandatet në Durrës’, Dyrnjaja: Transparencë nëse përcaktohen nga populli apo krimi

Analisti Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ komentoi zgjedhjet dhe bandat kriminale që fshihen pas partive të mëdha ku u shpreh se Ergys Agasi po i siguron Ramës mandatet në Durrës dhe për këtë duhet transparencë.

Ai tha se duhet të dalë në dritë nëse mandatet po i përcakton vota e popullit apo krimi dhe se fokusi i prokurorisë duhet rë jetë tek partitë që janë sa më pranë pushtetit.

Sipas tij zgjedhjet po konceprohen si një garë gangsterësh, prandaj duhet të ndalohen ata që prishin të ardhmen politike.

Askush nuk pengohet për të zgjedhur dhe tu zgjedhur. Duhet të zgjedhim më parë ca njerëz të denjë që shkojnë në parlament sepse dyshimet më të mëdha i ka Durrësi dhe Elbasani, një pjesë dhe Shkodra por që duhen parë me shumë kujdes nga filtri, por jo filtri i KQZ.

Na duhet një filtër paraprak që mos ti çojmë në parlament. A ka Suel Çela ndikim te kandidatët që do dalin nesër apo, çfarë ndikimi ka Ergys Agasi në Durrës, këto duhet të na thonë ne sepse po flitet se ai do nxjerr 8 apo 9 deputetë në Durrës për Ramën, këtë duhet të dimë ne, a ka lidhje mes kryeministrit dhe Agasit kjo transparencë na duhet ne.

Torta e sikletit është te pushteti dhe ata që synojnë të marrin pushtetin dhe jo tek këta 16 kandidatët për verifikim.

Vullneti përcaktohet ndryshe, kush e përcakton vullnetin në 11 maj, krimi apo populli, kjo është pyetja dhe për këtë duam ne që të bëhet transparencë sepse duhet të dyshojmë për çdo qytet dhe jo vetëm për Elbasanin e Durrësin.

Në kafe përflitet qartë dhe dukshëm se të gjithë duan të kenë një suport nga pas të një grupi struktural të fortësh për të dalë që kandidati të bëhet deputet se ndryshe është e vështirë. Partitë e reja nuk di të kenë nga pas banda kriminale se ato shkojnë pas atyre që kanë pushtetin ose janë afër pushtetit dhe këtu duhet të shkojë fokusi, prokuroria dhe media që të bëjnë transparencë.

Më tej ai shtoi se për PD kemi 12 vjet që se kemi në pushtet, ka pasur dhe Partia Demokratike, ndoshta i ka dhe sot sepse gangsterët në qendrat e votimeve i krijoi PD, ajo e futi dorën e para në kutinë e votimit dhe se sipas tij nga ‘96 ne nuk bëmë më dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet konceptohen si një garë gangsterësh të cilët tani nxjerrin njerëz civilë dhe jo veten e tyre. Unë do doja që ta ndanim këtë histori, ai që ka kryer një dënim s’mund të jetë i dënuar tërë jetën që të mos kryejë më asgjë.

Përtej këtij ndalimi ti je i lirë të zgjidhesh dhe president, pra s’mund ta dënosh një njeri të mos zgjidhet, kështu që në këtë kuptim ne duhet të ndalojmë ata që prishin të ardhmen politike, jo ata që kanë qenë me probleme në të shkuarën.

Ne s’kemi pse të kemi parlament vrasës, apo trafikantë droge dhe prostitucionesh, por më shumë kemi problem atë që ndodh në kontekstin e kohës që ndodh tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy