Lëvizjes Socialiste për Integrim i është shtuar një deputet më shumë në këto muaj të mbetur të Mandatit. Dorëheqja e Armando Prengës në Lezhë dhe mos pranimi i mandatit nga kandidati në listën e dytë ka bërë që mandati t’i shkojë të tretit që është në radhët e LSI-së. Ndërkohë mësohet se në këto zgjedhje do të ketë rreth 3.5 milionë votues.



